Bashkësi Jashtëmartesore me të Miturën

Policia ka njoftuar për një rast të bashkësisë jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare.

Rasti është raportuar dje në Gjakovë rreth orës 02:00.

Sipas raportit të Policisë, një grua ka raportuar se mbesa e saj është larguar nga shtëpia dhe dyshon se është martuar me një të dyshuar.

I dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.