Dardan Molliqaj, VV. Foto: Kallxo.com

Bashkëpunimet e PSD-së së Dardan Molliqajt me pushtetin që “ka kapur Gjykatat”

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj përmes një video incizimi ka rrëfyer për arrestimin e tij të sotëm.

Në deklarimin e tij, Molliqaj thotë se arrestimi i tij është politik dhe kjo dëshmon se gjyqësia në Kosovë është e kapur nga segmente të politikës.

“Ky rast edhe njëherë dëshmon që gjyqësia në Kosovë është e kapur. Paramendoni se nëse një gjë e tillë i ndodhë një deputeti, ku Gjykatat për motive politike, të cilat janë të kapura nga segmente politike në Kosovë, arrestojnë pa respektu procedurat ligjore, çfarë dot ë thotë kjo për një qytetar të zakonshëm të Kosovës”, ka thënë Molliqaj në reagimin e tij.

Mirëpo, Dardan Molliqaj, si deputet i Partisë Social Demokrate të Kosovës, këtij pushteti i ka “dalë” në ndihmë disa herë.

Momentalisht në pushtet është një koalicion i madh me shumë parti politike.

PDK, AAK, Nisma, AKR dhe minoritetet janë partitë politike që udhëheqin me Qeverinë e Kosovës.

Mirëpo, Dardan Molliqaj, si deputet i Partisë Social Demokrate të Kosovës, këtij pushteti i ka “dalë” në ndihmë disa herë.

PSD ishte partia e vetme opozitare, që votoi buxhetin e vitit 2019, të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Si këmbim, ata kishin paraqitur disa kushte. Disa prej tyre janë realizuar nga Qeveria, e disa tjera ende jo.

Përveç buxhetit, PSD e ka votuar edhe ekipin negociator të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi.

PSD me 12 deputetë, ka më së shumti anëtar të ekipin negociator. Kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti është bashkë-kryesues i këtij ekipi, ndërsa Dukagjin Gorani dhe Visar Ymeri janë anëtar të këtij ekipi.

Për këtë, kjo parti ishte falënderuar publikisht nga kryeministri Haradinajt, që është në pushtet.

Deputetët e PSD-së, disa herë i kanë siguruar kuorumin partive në pushtet për t’i mbajtur seancat plenare të Kuvendit, kur partitë tjera opozitare kishin marrë vendim për bojkotim.

Grupi parlamentar i LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk e kanë votuar projektbuxhetin e vitit 2019, nuk kanë dërguar asnjë përfaqësues të tyre në ekipin negociator dhe i kanë bashkërenduar veprimet sa i përket bojkotimit të seancave plenare në të kaluarën.

PSD në të kaluarën, por edhe në deklarime të shumta publike, patën deklaruar se ata i japin nënshkrimet për të rrëzuar Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ishte takuar edhe me Presidentin Hashim Thaçi në zyrën e këtij të fundit ku kishin diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Shpend Ahmeti, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj ne takim Foto: ZPRK

PSD përmes një komunikate për media njoftoi sot se deputeti Dardan Molliqaj ishte arrestuar për shkak të një proteste të 2015, kur Molliqaj kishte protestuar për lirimin e Albin Kurtit.

KALLXO.com ua sjellë pamjet, të cilat shpien deri te arrestimi i Molliqajt.

https://kallxo.com/sjellja-per-te-cilen-u-arrestua-dardan-molliqajvideo/?fbclid=IwAR0k9Mvy2i9AyO-v1r6v7BOr6bTFgso92DJNssUqNgRZfCLWpNc7iKSBTo4