Kuvendi i Kosovës (Arkiv) - Foto: KALLXO.com

Bartet në Seancën Tjetër Interpelanca e Haradinajt për Pagat

Interpelanca në të cilën Kryeministri Ramush Haradinaj është ftuar nga LDK e Vetëvendosje pas vendimit për rritje pagash është bartur në seancën e ardhshme.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me debatin për raportin e punës 100 ditëshe të Qeverisë Haradinaj.

Me këtë shtyrje është pajtuar edhe iniciuesi i debatit për diskutimin rreth raportit të 100 ditëshit, deputeti Kujtim Shala.

Në Kuvend nuk ka kaluar as mocioni i Avdullah Hotit për shqyrtimin e vendimit të qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Akreditimit.

Për këtë mocion kanë votuar vetëm 49 deputetë, 45 nga të cilët për, një kundër, ndërsa 3 kanë abstenuar.

Të pakënaqur për refuzim të mocionit, deputetët e LDK-së lëshuan pastaj seancën e Kuvendit.