Barcelona shpallet kampion i La Ligas

Barcelona matematikisht është kampion i La Ligas në Spanjë.

Klubi katalunas mposhti me rezultat 2-4, Deportivo La Corunan për t’u shpallur kampion i Spanjës disa javë pa përfunduar kampionati.

Një gol nga Coutinho (8’) dhe tre nga Messi (38’, 82’ dhe 85’) i dhuruan fitoren Barcelonës.

Ndërsa për Deportivon shënuan Perez (40’) dhe Colak (64’).

Ky është titulli i 25 i La Ligas për Bacelonën dhe i 7 në 10 vjetët e fundit./21Media