Barcelona fundos Realin në ‘El Clasico’

Një ndër ndeshjet më të famshme në të gjitha sportet, solli një spektakël ashtu siç e ka zakon.

Pas 2 golave të Barcelonës nga Coutinho e Suarez në pjesën e parë, në pjesën e dytë, Reali ktheu një gol, me anë të Marcelos në minutën e ‘50, që mbeti goli i vetëm në ndeshje për skuadrën nga Madridi.

Luis Suarez goditi përsëri në minutën e ‘75, me një gol tejet të bukur pas asistimit të Sergi Robertos për rezultatin 3 me 1, shkruan rtv21.tv.

Suarez kompletoi hat-trickun e tij në minutën e ‘83, përsëri me asistimin e Sergi Robertos, për të ngritur epërsinë në 4 me 1.

Minuta ‘87 solli edhe golin e 5-të dhe të fundit në ndeshje, ku pas asistimit të Ousmane Dembele, i sapo futuri në lojë Arturo Vidal, shënoi me kokë.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona gjendet në vendin e parë me 21 pikë, ndërsa Real Madrid në vendin e 9-të me 14 pikë./21Media