Barcelona feston titujt me një paradë madhështore

Përgjatë dy orëve, lojtarët e skuadrës katalunase bënë xhiro me autobus në rrugët e Barcelonës.

Pasi fitoi titullin kampion i La Ligas dhe Kupën e Mbretit, Barcelona ka festuar bashkë me tifozët e saj në një paradë madhështore në qytet.

Xhiroja u bë më me lehtësi se herët e tjera, pasi nuk kishte një pjesëmarrje masive të tifozëve.

Ndoshta fakti që Barcelona ka fituar shumë kampionate vitet e fundit, “sikleti” që Reali mund të fitojë Champions-in apo fakti që do të ketë edhe një festë të madhe në “Camp Nou” kur të mbyllet sezoni, bënë që autobusi të ecte më lirshëm./21Media