Barbadosi Njeh Kosovën

Shteti i Barbadosit zyrtarisht ka njohur si shtet Republikën e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një statusi në “Facebook”.

Ai ka postuar letrën e njohjes që i është drejtuar Ministrisë nga shteti i Barbadosit, ku thuhet se ky shtet është i përkushtuar që të krijojë marrëdhënie diplomatike në mes të dy shteteve.

Pacolli uroi për këtë njohje që po ndodh në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në vigjilen e festës së madhe të pavarësisë, që edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur”, shkroi Pacolli.

ETIKETA

15 Shkurt 2018 - 20:20

Doruntina Baliu 15/02/2018 - 20:20
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend