Barazia gjinore në pushimin e lehonisë dhe prindëror

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të transmetohet reportazhi mbi pushimin e lehonisë dhe pushimin prindëror.

Akterë të ndryshëm diskutojnë nismën ligjore për ndryshimin e pushimit të lehonisë.

Çfarë parasheh projektligji i ri për prindërit që punojnë?

Organizatat joqeveritare diskutojnë idenë  që edhe baballarët të kenë pushim më të gjatë me pagesë?

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tregon se si po planifikon që të ndalojë diskriminin e grave në treg të punës për shkak të pushimit të lehonisë?

Lidhur me këtë temë flasin edhe sindikalistët dhe përfaqësuesit e  bizneseve.

Pervec kesaj ndiqini intervistat me analistin amerikan David Philips dhe diplomatin austriak Wolfgang Petritsch.

Jeta në Kosovë  transmetohet çdo të enjte në RTK prej orës 20:15 dhe repriza të premten në mesditë