Banorët protestojnë kundër deponisë, përleshen me drejtorin e kompanisë së pastrimit në Mitrovicë

Banorët e fshatit Koshtovë në Mitrovicë kanë mbajtur sot një protestë lidhur me kundërmimin që po lëshon një deponi e mbeturinave që gjendet në atë fshat.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Drejtori i kompanisë regjionale të pastrimit ” Uniteti “, Gazmend Morina.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se në një moment ka pasur një përleshje ndërmjet protestuesve dhe drejtorit të kompanisë.

Ai tha se gjatë këtij incidenti, lëndime kanë marr katër banorë protestues dhe dy zyrtarë të kompanisë, përfshirë këtu drejtorin Morina.

Rastet janë inciuar në polici si lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim prone ku është dëmtuar vetura private e Gazmend Morinës.