Banorët ia bllokojnë rrugën Policisë - FOTO

Banorët e fshatit Kçiq i Vogël të Mitrovicës që nga ora 8 e mëngjesit kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste për gjendjen e rëndë të kësaj rruge.

Kjo rrugë është në gjendje shumë të keqe, pasi është plot gropa dhe e paasfaltuar.

Kjo rrugë përveç këtyre banorëve u shërben edhe Policisë dhe FSK-së për të shkuar në poligonin në Cernushë.

Ata sot në mëngjes nuk e kanë lejuar Policinë që të shkojnë në poligon dhe policia janë detyruar të kthehen prapa.