Banorët e Lezhës ia bllokojnë rrugën Edi Ramës

Dhjetëra qytetarë në Lezhë kanë dalë në rrugë për ta bllokuar superstradën, aty ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë, raporton oranews.

Qytetarët të mbështetur edhe nga opozita kundërshtojnë qeverinë e kryeministrit Rama.

Në 16 shkurt opozita zhvilloi një protestë përpara kryeministrisë, ku protestuesit tentuan të hyjnë në kryeministri.

Ndërkohë, ditën e enjte është njoftuar një tjetër protestë nga opozita, e cila një ditë më para njoftoi djegien e mandateve.