Protesta e kundër gurthyesit në fshatin Kusar të Gjakovës

Banorët e fshatit Kusar vazhdojnë protestat kundër gurthyesit

Rreth 150 banorë të fshatit Kusar të komunës së Gjakovës, mëngjesin e sotëm kanë vazhduar protestën  kundër një gurthyesi që ka filluar të ndërtohet në këtë fshat.

Banorët e këtij fshati po e kundërshtojnë gurthyesin pasi, sipas tyre, kompania nuk ka leje apo pëlqim nga komuna e Gjakovës për ndërtimin e këtij biznesi.

Me planin zhvillimor të komunës së Gjakovës, fshati Kusar është futur si zonë me interes të zhvillimit të turizimit. Aty gjenden disa shpella natyrore që vizitohen nga vizitorë dhe turistë të huaj.

Këta banorë gjithashtu janë ankuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për gurthyesin ndërsa, sipas tyre, ende nuk kanë marrë përgjigje apo sqarim  nga Ministria.

Në këtë protestë morën pjesë edhe banorë tjerë të fshatrave për rreth si dhe qytetarë të Gjakovës.