Banka Botërore me projekt për punësimin e të rinjve

Banka Botërore përmes një projekti po synon që të punësojë të rinjtë kosovarë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Kjo u bë e ditur pas një takimi që zhvilloi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica me përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Marco Mantovanelli, menaxher i i kësaj banke për Kosovë.

Mantovelli tha se nëpërmjet projektit “Përfshirja e të Rinjve dhe Ndërmarrësia”, synohet të arrihet një përfshirje më e madhe sociale në nivelin lokal, me theks të veçantë punësimi i të rinjve të komunave të ndryshme në Kosovë.

Ai kërkoi bashkëpunim nga ministri Reçica për jetësimin e këtij projekti.

“Reçica e vlerësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm, marrë për bazë faktin se synon të përfshijë të rinjtë në punësim dhe me këtë rast ofroi mbështetjen e plotë të MPMS-së për bashkëpunim me Bankën Botërore për projektin në fjalë. Reçica shtoi se të gjitha projektet që kanë për synim punësimin, sidomos të të rinjve dhe grave, hyjnë në kuadër të objektivave kryesore të MPMS-së dhe si të tilla kanë mbështetjen e plotë të MPMS-së.”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.