Hykmete Bajrami - LDK

Bajrami: Qeveria ka dështuar në transparencë për NKEC

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se Qeveria e Kosovës ka dështuar në transparencë lidhur me projektin për themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës (NKEC).

“Meqenëse pas tërheqjes së Bankës Botërore është krijuar komplet një situatë tjetër, ju keni marr obligime që të garantoni për kredinë e investitorit dhe ju duhen 80 vota të deputetëve të këtij Kuvendi të jeni transparentë se jo të gjithë kemi ndarë mendjen për të votuar”, tha ajo.

Bajrami kërkoi llogari për themelimin e kësaj ndërmarrje publike.

“Edhe nëse bëhet funksionale Kosova e Re ajo do të fillojë me prodhim në vitin 2023, çka u dasht që të themelohet kompania publike e cila do e blejë energjinë elektrike në vitin 2018. Ne nuk e dimë as koston e këtij projekti”, shtoi ajo.

Deputetja tha se duhet një prezantim i detajuar për këtë projekt.

Në seancën e sotme të Kuvendit, po mbahet interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A./NKEC.