Arsim Bajrami në Shkollën "Eqrem Çabej" | Foto: KALLXO.com

Bajrami Paralajmëron Masa ndaj Shkeljeve në Testin e Maturës

Gjatë vizitës në Shkollën “Eqrem Çabej” që ministri në detyrë Arsim Bajrami u bëri maturantëve që sot po i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës, paralajmëroi marrje të masave ndaj atyre që bëjnë shkelje gjatë testit.

“Mund të ketë përsëri individë që do të mundohen ta keqpërdorin internetin dhe mundësitë që ofrojnë teknologjia e informacionit. Jam i sigurt  qe këto do të jenë raste të izoluara. Ministria e Arsimit do t’i përcjellë. Me  përfundimin e maturës nëse do të ketë shkelje do të merren masa. Do të penalizohen jo vetëm nxënësit, por edhe administratorët”, tha ai.

Bajrami më tutje konstatoi se të gjitha masat janë ndërmarrë që testi të shkojë mirë.

“Ministria e Arsimit ka ndërmarrë të gjitha masat që asnjë maturant të mos mbetet pa përfshirje në arsimin e lartë qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, tha ai.

KALLXO.com shkroi sot për rrjedhjen në Facebook të pyetjeve nga testi i sotëm i maturës.

http://kallxo.com/del-online-testi-matures/

Edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, Testin e Maturës e vlerësoi të rëndësishëm për maturantët e Republikës së Kosovës.

“Në  Komunën e Prishtinës sot iu kanë nënshtruar gjithsej 3 mijë e 870 maturantë Testit të Maturës. Si komunë i kemi ndërmarrë gjitha masat që gjithçka të jetë sipas planifikimit dhe të kemi  proces të rregullt dhe të kemi rezultate sa më të besueshme”, tha Nagavci.

Ajo tha se kanë mbajtur takime edhe me mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës që janë vendosur në komunat e tjera në mënyrë që sipas saj të krijohet ambient për maturantët që të punojnë pa presion dhe të përfundojnë suksesshëm këtë fazë.

Përveç në Prishtinë, pjesa e parë e Testit të maturës është duke u zhvilluar nëpër të gjitha komunat e vendit, ndërsa atij i janë nënshtruar 30 mijë maturantë.

Sot maturantët do të testohen në gjuhë shqipe, gjuhë angleze e matematikë, ndërsa pjesa e dytë e Testit të Maturës do të zhvillohet më 24 qershor.

KALLXO.com gjatë viteve të kaluara e ka monitoruar këtë test.

http://kallxo.com/testi-matures-2016-live/

http://kallxo.com/perfundon-testi-i-matures/

http://kallxo.com/perfundoi-testi-i-matures-1/