Bajrami: Lajmet e rreme duhet të dallohen nga pasaktësitë gazetareske

Kryeredaktori i gazetës ‘Koha Ditore’ në diskutimin lidhur me lajmet e rreme tha se duhet të bëhen dallime në mes të këtyre të fundit dhe rastet e gabimeve të gazetarëve.

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Bajrami tha se problemi i ‘Fake Neës’ është global dhe s’mund të trajtohet si problem i  vetëm i Kosovës.

“Kanë ekzistuar gjithmonë lajmet e rreme.Nuk është fenomen i joni, është global. Ne ishte dashur të bëjmë dallimin mes lajmeve të rreme dhe të pasakta. Lajmi i pasaktë ka ekzistuar gjithmonë i prodhuar edhe prej mediave  dhe gazetarëve profesional se e bën një gabim ose e ki një informatë që dikush ta ka thënë ose t’i kanë thënë dy-tre burime. Ne e dimë se një informatë dy burime të ndryshme me ta thanë është njëfarë konfirmimi”, tha Bajrami.

Ai shtoi se lajmet e rreme krijohen qëllimshëm ndërsa pasaktësitë mund të ndodhin edhe në media profesionale.

“Lajm i rremë është ai që bëhet me qëllim, me vetëdije dhe unë besoj që në shumicën e rasteve nuk kemi të bëjmë me media por me njerëz që krijojnë media fiktive. Historikisht ne kemi pasur shumë më shumë përpjekje të investimit në gazetari profesionale, krahasuar me rajonin jemi më mirë. Në gazetari kosovare ka gazetari profesionale”, tha Bajrami.

‘Jeta në Kosovë’ sonte zhvilloi debat lidhur me lajmet e rreme dhe solli rrëfim ekskluziv të një publikuesi të lajmeve të rreme që ka zhvilluar biznes në këtë fushë.

Përveq kësaj, në pjesën e dytë të këtij emisioni transmetohet edhe intervista me zbuluesin e ‘Bombave’ në Maqedoni: Gjorgji Lazarevski.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: