Agim Bahtiri Inauguron Punimet pa u Mbyllë Tenderi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka inauguruar fillimin e punimeve në memorialin kushtuar “Eksodit 99” ende pa u përmbyllur procedurat e prokurimit të cilat do ta përzgjidhnin kompaninë fituese për ndërtimin e memorialit.

Një raportim në KALLXO.com ka ngjallur dyshime për  parregullsi në tenderë pasi që kompania “ART Merisi” kishte nisur punimet në këtë memorial ende pa u mbyllur procedurat e prokurimit.

Më 25 mars 2016, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri kishte vënë gur themelin e shtatoren “Eksodi 99 ” në parkun të “Ura e Gjakut” në Mitrovicë gjë që shënonte nisjen zyrtare të ndërtimit të këtij memoriali.

Siç rezulton nga njoftimet për dhënie të kontratave publike një muaj më vonë, më 19 prill 2016, komuna kishte nënshkruar kontratë me vlerë prej 5,610 euro me kompaninë fituese.

Sabri Behramaj pronarin e firmës NSH “ART Merisi’ në Mitrovicë e cila është shpallur fituese e këtij tenderi ka pranuar se ka nisur punimet ende pa u mbyllur procedurat e tenderimit.

“Ka qenë kërkesa e këshillit organizativ që të fillohen punimet ende pa e nënshkruar kontratën pasi që në hapjen e ofertave unë kam qenë më çmimin më të lirë”, ka thënë Behramaj.

Ai nuk ka dashur të komentojë se kush do t’ia kompensonte shpenzimet në rast se nuk do e fitonte tenderin.

Të kontaktuar nga KALLXO.com komuna e Mitrovicës ka thënë së përgjigjet do t’i kthejnë me e-mail gjatë ditëve në vazhdim.

Ndër të tjera, komuna e Mitrovicës gjatë kohës së udhëheqjes së Agim Bahtiri ka marrë  disa vërejtje nga KRPP-ja për mos respektim të rregullave të prokurimit.

Një rast i ngjashëm ndodhi me tenderin e ndriçimit publik ku ndaj Agim Bahtirit u ngrit edhe aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Emisionin Drejtësia në Kosovë dhe Gazeta Jeta në Kosovë disa herë kanë trajtuar tema të dyshime për keqpërdorime më tenderëve në Mitrovicë.

KOMUNARËT E FAVORIZUAR

Tender Sekret për Babanë

‘Tenderi Familjar’ Fut në Konflikt Mitrovicën me KRPP-në