Ilustrim

Babai rrah të bijën dhe ushtron dhunë psikike ndaj saj

Një vajzë ka raportuar në Polici gjatë ditës së djeshme se babai i saj në vazhdimësi e rrah dhe ushtron dhunë psikike.

Rasti është hapur në Stacionin Policor në Gjilan.

Pas marrjes së raportit Policia ka arrestuar babanë e ankueses.

Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.