Babai nga Jezerci i Ferizajt plagos djalin e tij me armë

Mëngjesin e djeshëm KALLXO.com raportoi se në Ferizaj, një baba kishte plagosur djalin e tij në këmbë.

Gjatë ditës së djeshme gjithashtu KALLXO.com raportoi se po shikohej mundësia që ndaj të dyshuarit prokuroria të kërkoj paraburgimin pasi që i njëjti dyshohet të jetë përfshirë edhe në disa vepra të tjera penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R. M. nga fshati Jezerc, i dyshuar për plagosjen e djalit të tij Rr. M.

Arsyetimi i prokurorisë është se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me djalin e tij, me dashje, ka tentuar që ta privoj nga jeta duke shtënë me armë njëherë në ajër e pastaj në drejtim të tij duke e goditur në këmbën e majtë.

Djali ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti është cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë.

Gjithashtu babai ngarkohet edhe me një vepër tjetër penale atë të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

https://kallxo.com/prokuroria-jep-detaje-per-plagosjen-e-djalit-nga-babi-i-tij-ne-ferizaj/

.