Ilustrim

Gjakovë: Pamje emocionuese nipi e axha dënohen me burg për vrasje

34 vjet është dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Gjakovës, ndaj dy të akuzuarve Tasim e Nasip Zhuniqi për vrasjen e Nuredin Kastratit.

 

Tasim Zhuniqi u dënua me dënim unik 18 vjet burgim, ndërsa Nasip Zhuniqi u dënua me 16 vjet dënim.

Në këtë dënim do të ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga data 26 mars 2016.

I dëmtuari Blerim Kastrati, u udhëzua në kontest civil, ndërsa i dëmtuari Bardhyl Gashi nuk u udhëzua sepse nuk ka kërkuar kompenzim dëmi.

Pas këtij aktgjykimi palët brenda 15 dite kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit.

Kallxo.com ka raportuar për këtë rast.

Nipi dhe axha, Nasip e Tasim Zhuniqi po akuzohen për vrasje të rëndë të Nuredin Kastratit afër varrezave në një fshat të Rahovecit.

Prokurori Ali Uka, dy të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtjes pa leje.

https://kallxo.com/i-akuzuari-e-pranon-se-ka-kryer-vrasjen/