Blerta Shyqeriu, avokate. Foto: Kallxo.com

Avokatja flet për marrjen në pyetje të grave të kthyera nga Siria

10 gra të kthyera nga Siria janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës për t’u marrë në pyetje për aktivitetin e tyre në konfliktin në këtë shtet.

Avokatja Blerta Shyqeriu, e cila mbron njërën nga këto të kthyera me inicialet H.K. para seancës foli për këtë proces.

“Jemi mbledhur për rastin e riatdhesimit të kosovarëve të kthyer nga Siria. Ne të gjithë avokatët kemi klientët tanë në seancën e sotëm, 11 avokatë për 11 klientë jemi të ftuar sot. Në bazë të kësaj seancë mendojmë që të vendoset në gjykatë se çka do të ndodhë me të kthyerit nga Siria. Konkretisht në këtë seancë do të vendoset nëse do të vendoset një masë e paraburgimit apo mbrojtje në liri”, tha avokatja Shyqeriu.

“Ende nuk e dimë se çfarë masë por shohim nëse janë në favor të tyre normalisht t’i pranojmë në qoftë se jo, ne do t’i kundërshtojmë në favor të klienteve”, shtoi ajo

Seanca është paralajmëruar të fillojë në orën 16:00.

16:13

10 gra të kthyera në fund të javës së kaluar nga Siria, janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës për t’u marrë në pyetje rreth aktivitetit të tyre gjatë qëndrimit në zonën e konfliktit.

Ato kanë hyrë në ndërtesën e gjykatës nën përcjelljen e Policisë.

https://kallxo.com/11-gra-te-kthyera-nga-siria-dalin-para-gjykates/

Ndërsa grupi i dytë i grave të kthyera pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së nesërme.

Pas kthimit të tyre nga Siria, Prokuroria ka thënë se do t’i marrë në pyetje 32 gratë e kthyera nga Siria.

(Raporti është edituar te numri i të dyshuarave)