Fortesa Mehmeti, Avokate

Avokatja e gruas së kthyer nga Siria: Ajo tentoi të kthehet edhe më herët

Fortesa Mehmeti, avokate e njërës nga gratë që u kthye nga Siria të shtunën rrëfeu jetën që klientja e saj e kishte bërë në Siri.

Sipas avokates, kjo grua është kthyer me vetëdëshirë, madje kishte provuar të kthehet edhe më herët.

“Klientja ime ka qenë prej vitit 2014 atje, mendoj se ka qenë e mashtruar nga ana e bashkëshortit dhe ka shku atje. Rrethanat e luftës, presioni i vazhdueshëm, nuk ka mundur të kthehet më. Ajo ka tentuar edhe më herët të kthehet por ka qenë i pamundur kthimi”, tha ajo

Kjo grua bashkë me dhjetëra të tjera sot mbajti seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpiak për të ndërsa këtë e ka kundërshtuar avokatja e saj.

32 gra janë kthyer nga Siria të shtunën pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje.