Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Avokati: Milaim Zeka e Raportoi Vetë Rastin tek Organet e Ndjekjes

Gjatë intervistës në Polici, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është deklaruar i pafajshëm rreth veprave për të cilat ai dyshohet.

Kështu tha për KALLXO.com avokati i tij, Gazmend Halilaj.

Avokati tha po ashtu se sipas informatave që ai ka, Milaim Zeka vetë e ka iniciuar rastin në organet e  ndjekjes, “kur ka parë që biznesi nuk kishte qëllimin fillestar”.

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën është ndaluar dje në Polici për 48 orë, si i dyshuar për veprat penale mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Sot, ndërkaq, Milaim Zeka është vizituar në qendrën e ndalimit nga KMDLNj.

Sipas kësaj organizate, Zeka nuk ka ankesa në sjelljen e Policisë.

http://kallxo.com/milaim-zeka-nuk-ka-ankesa-per-policine/