ARKIV: Sylejman Selimi ditën kur u dënua | Foto: Atdhe Mulla

Avokati i Sylejman Selimit tregon se a është ftuar nga Gjykata Speciale

Përmes një njoftimi në Facebook, mbrojtësi i Sylejman Selimit, avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se ish Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për t`u intervistuar në Hagë.

“Gjeneral Sylejman Selimi, ish Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për t`u intervistuar në Hagë”, thuhet në reagimin e avokatit Tomë Gashi.

Gashi shtoi se janë duke negociuar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e z. Sylejman Selimit në Prishtinë.

Ai foli edhe për gjendjen shëndetësore të Selimit.

“Gjendja shëndetësorë e Gjeneral Selimit me vite të tëra është përkeqësuar, ai gjendet në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë që nga data 05.12.2018”, tha Gashi.

Më poshtë mund të gjeni postimin e Tomë Gashit në Facebook:

“Gjeneral Sylejman Selimi, ish Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për t`u intervistuar në Hagë.

Të gjitha kontaktet zyrtare në formë të shkruar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e tij në Prishtinë jemi duke i udhëhequr unë dhe avokatet Amerikan Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.

Gjendja shëndetësore e Gjeneral Selimit me vite të tëra është përkeqësuar, ai gjendjet në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë që nga data 05.12.2018.

Ne ekipi i avokatëve jemi duke negociuar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e z.Sylejman Selimit në Prishtinë për një datë të papërcaktuar kur gjendja e tij shëndetësore të normalizohet.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com për Sylejman Selimin mund t`i lexoni duke klikuar në LINK

https://kallxo.com/sylejman-selimi-po-mjekohet-ne-kliniken-e-orl-se/

.