Avokati i Popullit: Kuvendi të emërojë sa më shpejt anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës

Avokati të Popullit ka publikuar një raport me rekomandime lidhur me mungesën e mjeteve juridike efektive për zgjidhjen e kontesteve të punës nga nëpunësit civilë dhe nga kandidatët për pranim në shërbimin civil.

Ky institucion ka konstatuar së është e nevojshme që Kuvendi t’i emërojë sa më shpejtë anëtarët e Këshillit dhe funksionalizimin e tij.

Kjo pasi që kanë vërejtur se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është jofunksional qysh nga data 21 janar 2019, e që për pasojë ky Këshill nuk ka nxjerrë asnjë vendim dhe asnjë ankesë e paraqitur nga nëpunësit civilë apo kandidatët për pranim nuk është shqyrtuar.

Gjithashtu, AP ka vlerësuar se si pasojë e mosemërimit të anëtarëve të KPMShCK-së nga Kuvendi, nëpunësit civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil u është mohuar e drejta për mjete efektive juridike.

Nëpërmjet këtij raporti është rekomanduar që Kuvendi në pajtim më autorizimet ligjore t’i japë prioritet emërimit të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Raportin e plotë të Avokatit të Popullit mund ta lexoni në këtë link.

Këta janë kandidatët për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës

 

18 Qershor 2019 - 23:02

Xheneta Murtezaj 18/06/2019 - 23:02
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend