Avokati i Popullit

Avokati i Popullit- 4 mijë euro për 14 telefona

Institucioni i Avokatit të Popullit ndau 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.

Institucioni i Avokatit i Popullit ka ndarë 4 mijë euro dhe pritet që të blejë edhe 14 telefon mobilë

Zyra e Avokatit të Popullit ka iniciuar procedurat e prokurimit për t’u furnizuar me këta telefona.

Për këtë aktivitet të prokurimit Zyra e Avokatit të Popullit ka përdorur procedurën e koutimit të çmimit me kriter çmimin më të ulët.

Kjo zyrë planifikon që për një telefon mobil të paguaj mesatarisht rreth 286 euro.

Sipas njoftimit të publikuar në “e-prokurimi” nga Zyra e Avokatit të Popullit së fundmi kjo zyrë ka bërë disa korrigjime në thirrjen për këtë tender.

Në dhjetorin e vitit të kaluar Institucioni i Avokatit të Popullit kishte shpenzuar mbi 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.

Madje ky institucion kishte blerë një telefon mobil “Iphone 6” në vlerë prej 830 eurove.

http://kallxo.com/iphone-830-euro-per-zyren-e-avokatit-te-popullit/

Gazeta Jeta në Kosove dhe KALLXO.com në vazhdimësi kanë shkruar për blerje të telefonave.

Viti që Trashi Luksin e Zyrtarëve me Paratë e Buxhetit

Institucionet qeveritare, agjencitë e pavarura e ndërmarrjet publike vazhdojnë të blejnë telefona të fjalës së fundit të teknologjisë me para të shtetit.

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se këto institucione e kanë gjetur bazën ligjore në një udhëzim administrativ të kohës së UNMIK-ut, i cili edhe bazohet në rregullore të UNMIK-ut të vitit 2001.

Luksi i Qeverisë me ‘Ligjet’ e UNMIK-ut