Artan Avdullahu

Avdullahu: U shkollova në Tiranë për montimin e bombave

Emisionin “Drejtësia në Kosovë” i transmetuar të premten shfaqi hulumtimin e një  historie ndikimi, krimi e bombash të cilat kanë shoqëruar procesin e privatizimit të 91 hektarëve të tokës në Milloshevë të Obiliqit.

Historia të cilën e trajtoi DnK-ja flet për biznesmenët që pa asnjë cent në xhep arritën të privatizojnë 91 hektarë tokë, e po ashtu historinë e njeriut i cili pretendon se ishte përgjegjësi që vendosi bombën para lokalit të Hajrullah Kryeziut.

Artan Avdullahu i cili pretendon se ishte i trajnuar në Tiranë në ndërtimin e bombave me telekomandë thotë se ka edhe shumëçka të tregojë për bomba dhe ngjarje tjera në qytetet e Kosovës.

“Ka pasë shumë persona, sepse ne kemi qenë në shkollë. Unë në Tiranë e kam kryer shkollën ‘zbulim kundërzbulimi’ edhe me punua me telekomanda. Ajo ka qenë shkollë private që na kanë çuar njerëzit për me i kryer këto punë”, theksoi Avdullahu.