Konferenca e LDK-së | Foto: KALLXO.com

Avdullah Hoti: Zgjedhjet e Reja Janë Zgjidhje

Avdullah Hoti në konferencën e LDK-së për gazetarë tha se kjo parti po përgatitet për zgjedhje të reja.

“Ne po përgatitemi për zgjedhje të reja. Ne po përgatitemi për platformën e re qeverisëse”, tha Hoti.

Ai në konferencë dha arsye pse Qeveria Haradinaj duhetë të japë dorëheqje.

“Jemi te shqetësum që qeveria nuk i përgjigjet Kuvendit, kryeministri e ministrat nuk u përgjigjën pyetjeve. E vetmja mënyrë komunikimi ka mbetur interpelanca. Në këtë situatë ku shumica parlamentare e braktis Kuvendin zgjedhjet e reja janë zgjidhje”, tha Hoti.

Ai deklaroi se LDK-ja do ta përkrahë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

“Demarkacioni do të kalojë pasi LDK ka dhënë mbështetje. Sapo të kalojë kjo, do t’i shihni hapat konkretë që do t’i marrë LDK për ta rrëzuar qeverinë”, tha Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së tha se “kjo qeveri është themelu për të marrë vendime të mëdha. Asnjë vendim i madh nuk është marrë”.

Hoti foli edhe për ndarjen e mjeteve nga qeveria prej rezervave shtetërore. Tha se 5,6 milionë euro janë ndarë nga këto rezerva për gjashtë muaj nga Qeveria Haradinaj.

http://kallxo.com/qeveria-ndan-500-mije-euro-per-vitin-e-skenderbeut/

Edhe sot qeveria ndau 500 mijë euro për vitin e Skënderbeut, por ministri Bedri Hamza i bëri vërejtje kabinetit që rezervat po shkojnë drejt fundit.

Avdullah Hoti tha se LDK-ja do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kryeministrit Haradinaj për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit.

Në Emisionin Jeta në Kosovë Haradinaj kishte thënë se “Veç iu kishte tekë” të nisë me faljen e borxheve për ambalazhues.

http://kallxo.com/haradinaj-vec-mu-ka-teke-ua-fale-borxhin-e-ujit-bizneseve/

Avdullah Hoti në konferencë deklaroi se LDK-ja do të krijojë forumin e ish-deputetëve të saj për ta krijuar platformën e re të kësaj partie.