Avdullah Hoti gjate konferences per media te LDK-se Foto: LDK

Avdullah Hoti: Qeveria të involvohet në hartimin e Statutit të Asociacionit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë që Qeveria duhet të involvohej në hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e jo ta kundërshtojë tash atë.

“Qeveria do të duhej të ishte e involvuar në përgatitjen e draftit të statutit të Asociacionit, e jo të kundërshtojë tash sikur ky draft të ishte përgatitur nga dikush i huaj. Lënia e këtij procesi pas dore e ka sjellur këtë situatë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statutit të asociacionit,  e sipas tij “tash ballafaqohet me probleme”.

“Statuti vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, çdo devijim është antikushtetues dhe i papranueshëm”, ka thënë Hoti.

Dje BIRN raportoi për prapaskenat në hartimin e statutit, procesverbale të cilat i ka siguruar nga takimet e ekipit menaxhues.

Ekipi menaxhues kërkon ‘ligj të veçantë kushtetues’ për Asociacionin