Avdullah Hoti: Qeveria e Ramush Haradinajt është copë-copë (VIDEO)
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se opozitës i nevojiten vetëm edhe tri nënshkrime për të proceduar me mocionin e votëbesimit për qeverinë. Në emisionin Argument Plus ai tha se LDK nuk do të pranojë kurrfarë kushtëzime nga askush në këmbim të votës së mocionit. Intervistën e plotë me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mund ta ndiqni sonte prej orës 21:30 në emisioni Argument Plus./21Media
“Kemi lëvizur përpara me mocionin e mosbesimit, ka një kohë që kemi qenë të gatshëm që të ecim me këtë mocion, i kemi pasur nënshkrimet e mbledhura, i kemi rikonfirmu. Janë 58 nënshkrime të VV-së, LDK-së, PSD-së dhe dy deputetëve të Alternativës. Duhen edhe 3 nënshkrime shtesë për ta çuar përpara mocionin përpara”, tha Hoti.
“Në çdo moment që sigurohen së paku 61 vota për rrëzimin e qeverisë, mocioni do të shkojë përpara. Nuk do të shkojmë në Kuvend për të provuar rrëzimin e qeverisë, por do të shkojmë në Kuvend për ta rrëzuar qeverinë dhe për t’i dhënë vendit një qeveri legjitime, demokratike”, shtoi ai
Hoti tha se Kuvendi i Kosovës gjendet në një situatë absurde për shkak të pamundësisë për të qenë funksional në votimin e ligjeve.
“Ajo që po ndodh tash është situata më absurde me një Kuvend plotësisht jofunksional, një qeveri që është copë- copë me një 4-5 veta e secili ëhstë kryeministër në vete, me ministra që nuk i përgjigjen kryeministrit por i përgjigjen kryetarit të partisë politike prej nga vijnë”, tha Hoti.
“Është një kaos institucio0nal që po na shkakton dëm në procesin e konsolidimit të shtetit”, tha ai.