Avdullah Hoti: Franca nuk ka nevojë për ndihmën tonë

Ndarja e mjeteve për restaurimin e katedrales Notre Damë nga Qeveria e Kosovës ka ngjalluar reagime të shumta nga anëtarë politikë në vend.

Në mesin e tyre, është shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në ‘Facebook’.

Hoti ka thënë se Franca nuk ka nevojë për ndihmën kaq simbolike të Kosovë për rekonstruimin e katedrales.

“Katedralja Notre Dame është pasuri e kulturës botërore. Te gjithë e kemi pare me pikëllim shkatërrimin e këtij simboli te civilizimit dhe kulturës. A ka pasur nevojë Franca për ndihmën tonë kaq simbolike për rekonstruimin e Katedrales? Sigurisht se jo”, ka shkruar ai.

Por, sipas tij, me ndarjen e këtyre mjete tregohet se Kosova vlerëson trashëgimin kulturore.

“Me ndarjen e këtyre mjeteve, a tregojmë ne si shoqëri dhe shtet se e vlerësojmë trashëgiminë kulturore botërorë, si dhe mbështetjen që kemi pasur në momente kritike të ekzistencës tonëe nga shteti mik Franca? Sigurisht se po”, ka shkruar Hoti.

Mundësinë për ndarjen e mjeteve për të restauruar katedralen, e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo tha se në mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet nesër do të shqyrtohet si mundësi në momentin e parë, ku edhe do të kuptohet vlera e mjeteve.

Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga zjarri më 15 prill, dyshohet se zjarri ishte shkaktuar aksidentalisht.

https://kallxo.com/haradinaj-ndarja-e-fondeve-per-notre-dame-gjest-mirenjohes/?fbclid=IwAR1QtAITloEnGV02HEfW1UU1RoZElq8a5ITWWZBfQQIh8oyeDrcEIgiZOt0

.