Yllka sapo ka përfunduar studimet për Inxhinieri të Ambientit. Studimet e nivelit Bachelor i ka përfunduar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Gjatë studimeve, ajo është angazhuar si praktikante ne BIRN. Pas përfundimit te praktikës, është angazhuar si koordinatore në KOSID dhe si hulumtuese e ambientit për BIRN . Yllka ka qenë vullnetare ne OJQ-në “Let’s do it Peja” e njëkohësisht vullnetarisht ka punuar edhe si autore e përmbajtjes së animacioneve në platformën e pare edukative online te gjuhës shqipe “Videosinteza”. Ne rrugën e formimit si inxhiniere Yllka ka qenë pjesë e shumë trajnimeve dhe hulumtimeve me fokus te veçantë në ambient, ndër to edhe hulumtimi për mbeturinat e ndërtim-demolimit, një projekt i implementuar nga GIZ në bashkëpunim me Universitetin Teknik te Berlinit dhe Fakultetit Teknik të UP-së.