array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Urim Krasniqi

Urim Krasniqi

Urim Krasniqi – Fotoreporter dhe Montazher

Urimi është bërë pjesë e ekipit të BIRN Kosova në vitin 2020. Me një përvojë të gjerë në fushën e fotografisë, ai do të rifreskojë librarinë vizuele të BIRN-it. Si fotoreporter, ai gjatë viteve 2008-2010, ka mbuluar ngjarjet politike në Kosovë për The Balkan PRESS Photo Agency për të vazhduar më pas me fotografi në fushën e marketingut.

Akutalisht është në përfundim e sipër të studimeve në UBT, dega “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”. Përgjatë studimeve, Urimi vazhdimisht ka punuar në mënyrë të pavarur si fotograf dhe multimedia për kompani të ndryshme. Përveç pasionit për fotografi dhe teknologji, Urimi ka shfrytëzuar kohën në ndërmjet si instruktor profesional i vallëzimit latin, si producent i muzikës, e shpesh herë edhe duke kryer punë vullnetare për komunitetin e tij.

Përvoja shumëngjyrshme profesionale e ka bërë Urimin të përkushtuar, analitik e të pavarur. Kreativiteti i tij artistik gjithmonë shton pozitivitet në ambientet ku ai punon.