array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Sara Zhubi

Sara Zhubi

Sara ka përfunduar studimet e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Gjatë kohës së studimeve, ajo ka qenë delegate e Oxford International Model United Nations në Universitetin e Oxfordit në Britani, ku ka përfaqësuar shtetin e Japonisë në programin e UN për ambient (UNEP). Gjatë asaj kohe, Sara gjithashtu ishte organizatore e BarCamp Mitrovica në kuadër të IpkoFoundation.

Para se t’i bashkohej ekipit tonë, Sara ka punuar si Hulumtuese në organizatën Democracy Plus, ku përveç përfshirjes në projekte të ndryshme, ajo pë dy vjet ka monitoruar punën e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Tutje, ajo ka punuar si menaxhere e dytë në ZARA, Inditex dhe si menaxhere e zyrës për projektin e BE-së ‘EU Support to Kosovo Competition Authority and State Aid Commision’ në kompaninë ligjore ‘Kosovo Legal Services Company’.

Sara tani është e angazhuar si Koordinatore e Projekteve dhe Hulumtuese në BIRN.