Juristi i diplomuar, Marcel Lekaj është lindur dhe jeton në Prizren.
Ai është i hapur për shoqëri dhe pa paragjykime.
Si anëtar i ri i Kallxo.com, në pozitën e monitoruesit për rajonin e Prizrenit, Marceli beson se Kosova meriton dhe mundet më mirë. Për këto arsye i është bashkuar platformës Kallxo.com.
Para angazhimit në Kallxo.com, Marceli ka qenë anëtar dhe vullnetar pranë organizatave rinore dhe OJQ-ve tjera në Prizren.
Paraprakisht ka përfunduar praktikën në Gjykatën Themelore në Prizren.
Merret aktivisht me sport por gjithnjë përballet me problemin e dashurisë që ka për ushqimin. Për të qenë gjithmonë mirë me Marcelin, vetëm sportin dhe ushqimin ia ndal.
Gjithashtu nuk mund t’i rezistojë buzëqeshjes para aparatit fotografik.