array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Liridona Ademaj

Liridona Ademaj

Liridona Ademaj është gazetare e cila është bërë pjesë e KALLXO.com në korrik të vitit 2018. Ajo ka ndjekur studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës – Departamenti i Gazetarisë. Aktualisht Liridona është në përfundim të studimeve Master në Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun në UP.

Para se t’i bashkohej ekipit të BIRN, Liridona ka punuar në Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”.

Me qetësinë dhe përkushtimin e saj për të vënë në pah gjendjen e arsimit në Kosovë, fokusi kryesor në artikujt dhe hulumtimet e saj është arsimi i lartë, duke mos lënë anash edhe tema dhe ngjarje nga fusha të tjera.

“Ajo është motër jona, e ka emrin Liridona, Liridonaaa”, janë vargjet me të cilat ajo shpeshherë e fillon ditën e punës. Vargje këto të cilat përsëriten disa herë gjatë ditës për ta motivuar që ajo të jetë sa më efikase në punë.

Liridona veçohet për luftën që bën kundër paragjykimeve, korrupsionit, nepotizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, ndërsa në mbrëmje shkruan poezi.