Krenare Ferati është pjesë e zyrës ligjore në Kallxo.com.
Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin “Hasan Prishtina” Fakulteti Juridik dhe është në përfundim të Studimeve Master – Drejtimi Penal.
Karrierën e saj Krenarja e ka filluar te Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë duke monitoruar seanca gjyqësore për krime lufte duke përfshirë edhe Gjykime në Hagë.
Profesionin si monitoruese është duke e zhvilluar edhe në KALLXO.com, monitorimi i seancave që kanë të bëjnë më keqpërdorim të detyrës zyrtare, terrorizëm dhe seanca për krime lufte janë fusha të cilat i mbulon.
E përkushtuar që të luftoj parregullsitë në sistemin e drejtësisë dhe ti raportoj shkeljet që ndodhin brenda sistemit.