array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Kastriot Berisha

Kastriot Berisha

Kastriot Berisha ka lindur në Pejë, ku ka përfunduar edhe shkollën fillore dhe të mesme.

Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik. Ai përfundoi me sukses edhe provimin e jurisprudencës në janar të vitit 2022.

Berisha është pjesë e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN që nga prilli i vitit 2017, kur punën e kishte filluar si praktikant, për të vazhduar më pas si hulumtues dhe zyrtar ligjor.

Ai ka monitoruar një numër të madh të proceseve gjyqësore të profilit të lartë si dhe një numër të madh të proceseve të rekrutimit të pozitave të larta në pushtetin ekzekutiv dhe atë të drejtësisë.

Berisha ka qenë pjesë e disa grupeve punuese të hartimit të ligjeve dhe pjesë e shumë publikimeve të BIRN për sektorin e drejtësisë, terrorizimin dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Që nga viti 2019 Berisha e përfaqëson portalin KALLXO.com në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Përpos tyre ka publikuar një numër të madh të hulumtimeve në sektorin e drejtësisë të cilat kanë rezultuar me suspendimin e gjyqtarëve, inicimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe nisjen e procedurave penale ndaj të paktën 50 personave të ndryshëm në Republikën e Kosovës.

Për hulumtimet e tij Kastriot Berisha në fund të vitit 2021 është shpërblyer me çmimin “Gazetari i vitit”, çmim i cili iu nda nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë.

Arsyet pse Gjykata e pushoi procedurën ndaj ish-krerëve të Telekomit

Dëshmitari në arrati, dështon seanca për terrorizëm

40 dëshmitarë intervistohen për vrasja e Oliver Ivanoviq

Dënohen me burg zyrtari i Ministrisë dhe sekretari i Federatës së Atletikës

Gjendet trup i pajetë në një kasolle në Rugovë

Gjykata vërteton paraburgimin për të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Dënohet Sevdai Radogoshi- Qumili për rrahjen e motrës

Gjykata përsëri mbyll seancën ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Nesër nis rigjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit nesër para gjyqit

Urdhërohet arrestimi i Sami Lushtakut, nëse nuk paraqitet në Gjykatë

Sami Lushtaku dhe 6 të tjerët sot para Gjykatës për tenderin milionësh të KEK-ut

Dëshmitarja rrëfen si mori kredi të paguaj gjinekologen Gjina Zeqiri për të pasur Fëmijë

Shtyhet fjala përfundimtare për gjykimin e deputetit të LDK-së për privatizim të fabrikës

Sami Lushtaku ftohet në Hagë