array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Kastriot Berisha

Kastriot Berisha

Kastriot Berisha ka lindur në Pejë, ku ka përfunduar edhe shkollën fillore dhe të mesme.

Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik. Ai përfundoi me sukses edhe provimin e jurisprudencës në janar të vitit 2022.

Berisha është pjesë e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN që nga prilli i vitit 2017, kur punën e kishte filluar si praktikant, për të vazhduar më pas si hulumtues dhe zyrtar ligjor.

Ai ka monitoruar një numër të madh të proceseve gjyqësore të profilit të lartë si dhe një numër të madh të proceseve të rekrutimit të pozitave të larta në pushtetin ekzekutiv dhe atë të drejtësisë.

Berisha ka qenë pjesë e disa grupeve punuese të hartimit të ligjeve dhe pjesë e shumë publikimeve të BIRN për sektorin e drejtësisë, terrorizimin dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Që nga viti 2019 Berisha e përfaqëson portalin KALLXO.com në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Përpos tyre ka publikuar një numër të madh të hulumtimeve në sektorin e drejtësisë të cilat kanë rezultuar me suspendimin e gjyqtarëve, inicimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe nisjen e procedurave penale ndaj të paktën 50 personave të ndryshëm në Republikën e Kosovës.

Për hulumtimet e tij Kastriot Berisha në fund të vitit 2021 është shpërblyer me çmimin “Gazetari i vitit”, çmim i cili iu nda nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë.