array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Jeta Xharra

Jeta Xharra

E njohur për natyrën e saj të prerë dhe ‘intervistat e pamëshirshme’ me politikanë, Jeta Xharra

është drejtore dhe kryeredaktore e BIRN Kosova që nga viti 2005. Ajo, gjithashtu, drejton

emisionin “Jeta në Kosovë”, i vlerësuar me disa çmime për hulumtimet dhe temat e trajtuara.

Jeta e filloi punën e saj në gazetari me BBC, duke filluar si producente lokale dhe për t’u bërë

menaxhere e zyrës së BBC në Kosovë, duke punuar më tej edhe në BBC World Service në

Britani. Ajo përfundoi studimet master në Studimet e Luftës nga King’s College London (2000),

si dhe një master në shkrim skenarësh nga London College of Printing (2002). Jeta ka botuar në

media si The Independent, The Economist dhe Sunday Telegraph. Jeta ka qenë drejtore e zyrës

në Kosovë të IWPR, dhe ka dhënë kontributin e saj edhe në art dhe më gjerë në shoqërinë civile.