Ejupi profesionin prej gazetari e ka filluar në vitin 2001. Ka punuar në disa media në Kosovë, ka qenë bashkëpunëtor edhe për mediat ndërkombëtare, si dhe ka qenë themelues i një reviste dhe një media online.
Ai është bashkautor i librit “Kosova – Mundësi për Investime”. Ka përfunduar fakultetin e gazetarisë, më pas studimet master drejtimi “Komunikim Masiv”. Është ligjerues në Fakultetin e Medias në Universitetin për Biznes dhe Teknologji – UBT, që nga viti 2018.
I është bashkuar BIRN-it në muajin janar të vitit 2021 në pozitën e redaktorit në KALLXO.com.