array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Dorentina Kastrati

Dorentina Kastrati

Dorentina, është gazetare e cila u bashkua me KALLXO.com fillimisht si praktikante në fund të vitit 2016.

Ajo ka diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe është duke i ndjekur studimet master në drejtimin Integrime Europiane dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës.

E pa fjalë, por bletë punëtore, e qeshur por që dhemb dhe thumbon në pyetje. Temat të cilat i trajton në shkrimet e saj janë të fushave të ndryshme duke filluar me raportimet e ndryshme nga qytetarët, lajmet ditore, energjia, auditimi, rekrutimi e deri te shkrimet për prokurimin publik.

Dorentina është fituese e çmimit të parë “FOL për prokurim” në vitin 2021, për hulumtimin “Tenderi i dyshimtë për familjen e ministrit”, i ndarë nga organizata FOL, me mbështetje nga USAID.