array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Diellza Salihu

Diellza Salihu

Diellza Salihu aktualisht është studente e vitit të tretë në Rochester Institute of Technology Kosovo (RIT Kosovo) dhe studion Ekonomi-Statistikë dhe Menaxhment. Diellza, para se të bëhej pjesë e ekipit të BIRN Kosova, ka asistuar në menaxhim të projekteve për dy programe edukative të USAID, Programi Transformues i Lidershipit, dhe në koordinim të projekteve të marketingut në agjencionin e marketingut, Redmill. Gjithashtu, Diellza ka dhënë kontribut në organizimin e TEDxRITK 2017 dhe është një ndër organizatoret e Museum of Broken Relationships- Kosovo. Për më tepër, Diellza është angazhuar vullnetarisht në organizatën The Ideas Partnership për 3 vjet dhe ka dhënë kontribut vullnetar në Qendrën Amerikane të Këshillimit në vitin 2015.  Gjatë vitit 2018, Diellza i është bashkangjitur ekipit të BIRN Kosova dhe merret me koordinimin e projekteve.