Arbër Kadriu

Arbër Kadriu

Arbër Kadriu është i angazhuar në Zyrën Ligjore të BIRN nga Shtatori 2017. Ka përfunduar studimet postdiplomike në fushën e së drejtës ndërkombëtare në American University Washington College of Law, si bursist i KAEF. Arbëri ka një përvojë të gjatë si aktivist i shoqërisë civile në Kosovë, duke qenë i angazhuar në organizatën Iniciativa për Progres (INPO) prej vitit 2010-2016. Është angazhuar gjatë me të rinj në zhvillimin e mendimit kritik duke organizuar klube të debatit në shumë qytete të Kosovës. Arbëri është dy herë kampion i garave nacionale të debatit në formatin Karl Popper dhe finalist i garës ndërkombëtare të debatit “Skopje Open 2015”. Si pasojë e angazhimit të tij në gara të debatit, Arbëri ka zhvilluar aftësinë për të folur gjerë e gjatë, e për të kundërshtuar çdo argument që i prezantohet. Shpeshherë mund të konsiderohet edhe i padurueshëm.