Alberti është jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Studimet Master i ka përfunduar në Universitetin e Leidenit në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Alberti ka përvojë të gjatë në organizata jo qeveritare dhe institucione publike. Fokusi i tij profesional është në barazinë shoqërore, gjithëpërfshirjen dhe veprimin kolektiv.