Foto: Twitter

Australia ndez drita për t’u solidarizuar me Zelandën e Re pas sulmit terrorist

Ndërtesat në Melburn, Australi, janë ndezur në ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu – ngjyrat e flamurit të Zelandës së Re, pas sulmit që ndodhi në dy xhami.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të disa qytetarëve në Twitter.

49 persona janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve në dy xhami. Sulmi ndodhi në një kohë kur njerëzit u mblodhën për lutjet e së premtes dhe ishin më vdekjeprurëset në historinë e kombit.

28-vjeçari Brenton Tarrant i arrestuar për sulmin po akuzohet për vrasje, dy persona të tjerë janë arrestuar në vendngjarje me armë, kurse personi i katërt i arrestuar mund të mos ketë pasur asgjë të bëjë me sulmin, sipas komisionit policor të Zelandës së Re, Mike Bush.

15 Mars 2019 - 15:42

Arbisa Shefkiu 15/03/2019 - 15:42
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend