Komuna e Parteshit FOTO-KALLXO.com

U evidentuan mbi 1,300 prona, nuk u inspektua asnjë nga Komun e Parteshit

Janë mbi 1,300 prona që Komuna e Parteshit ka evidentuar në territorin e saj, mirëpo asnjë nga to nuk u inspektua. Përveç kësaj, janë evidentuar edhe gjithsej 86 biznese të cilat nuk paguajnë fare taksën komunale. Vlera e taksës për vitin e kaluar është mbi 5,500 euro.

“Komuna kishte 1,355 prona të regjistruara, sikurse edhe në vitin paraprak, asnjëra prej tyre nuk ishte verifikuar gjatë vitit 2020. Gjithashtu, komuna nuk ka regjistruar asnjë pronë të re gjatë vitit 2020”, thotë raporti.

Auditori gjithashtu gjeti se sipas evidencave në komunë janë 86 biznese të cilat operojnë dhe janë obliguese të taksës në veprimtarinë biznesore, në vitin 2020 komuna nuk kishte shpërndarë te bizneset aktvendimet / faturat për taksë në biznes.

Vlera vjetore e taksës ishte 5,577€ për vitin 2020. Për taksën në biznes, Auditori kishte rekomanduar edhe në vitin e kaluar.

Kreut të komunës iu rekomandua të siguroj se pajisjet për verifikimin dhe regjistrimin e pronave futen në funksion si dhe inspektimi i objekteve për tatimit në pronë të arrijë 20 për qind, në mënyrë që të integrohen të gjitha ndryshimet eventuale në bazën e të dhënave për pronat ekzistuese të komunës.

Mbledhja e të hyrave nga ky burim do të ndikoj drejtpërdrejt në realizimin e projekteve që kanë efekt në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e komunës. Po ashtu, kryetari duhet të siguroj që zyrtarët përgjegjës janë duke i kryer detyrat dhe përgjegjësitë në lidhje me dorëzimin e faturave/aktvendimeve te subjektet afariste në kohën e duhur.

Ligji për Tatimin në pronë kërkonë që komuna të kryej inspektim në 20 për qind të pronave në territorine  saj.

Përmes letër konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), kryetari  i Komunës së Parteshit, Dragan Petkoviç, konfirmoj se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me gjetjet e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2020 të Komunës  së Parteshit.

Ndryshe, për shkak të mos-sigurimit të fondeve me kohë, Komuna e Parteshit nuk i kishte kryer pagesat e faturave brenda afatit të paraparë, me ç’rast përmbaruesi ia mori rreth 6 mijë euro.

Nuk i pagoi faturat me kohë, Komunës së Parteshit përmbaruesi i mori rreth 6 mijë euro

 

Ditën e djeshme, KALLXO.com shkroi se si komuna në fjalë, angazhoi 21 zyrtarë për shërbime të veçanta në kundërshtim me ligjin.

Komuna Parteshit angazhoi 21 zyrtarë në kundërshtim me Ligjin