Rreth 135 mijë euro për softuerin e rezultateve të zgjedhjeve

Që rezultatet e zgjedhjeve dhe të dhënat tjera lidhur me këtë proces të publikohen në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet e 6 tetorit nënshkroi kontratë për këtë shërbim në vlerë rreth 135 mijë euro.

Në platformën elektronike “e-prokurimi”, KQZ bëri të ditur se ka nënshkruar kontratën për shërbime të modifikimit dhe përkrahjen teknike për softuerin qendrës së numërimit të rezultateve.

“Modifikimi dhe përkrahja teknike për softuerin e operimit të QNR-së, softuerin e rezultateve preliminare dhe shërbimet tjera dhe aplikacionit për ndërrimin e qendrës së votimit dhe makinës kërkuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Për blerjen e këtij shërbimi, KQZ kishte parashikuar mjete për kontratë në vlerë deri në 135 mijë euro.

Këto mjetet janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

KQZ, ky institucion kompetent për organizimin e zgjedhjeve kishte ndjekur procedurën e negociuar të prokurimit me kriter çmimin më të ulët, kështu duke përzgjedhur kompaninë fituese me çmim prej 134 mijë e 730 euro.

Në raport me mjetet e parashikuara për kontratë, rezulton se blerja e këtij shërbimi, shpenzon 100 përqind të mjeteve të parashikuara.

Kujtojmë se në muajin korrik kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga kreu i ekzekutivit me ç’rast vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu KQZ pritet të shpenzoi deri në 20 mijë euro për t`u furnizuar me lidhëse siguri për kuti të votimit dhe 14 mijë euro për vulat e jastëkët për to për vulosjen e fletëvotimeve.

Fituese e këtyre zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga kryetari i saj, kandidat për kryeministër Albin Kurti.

20 mijë euro kushtojnë lidhëset për kuti të votimit

Mbi 14 mijë euro për vula dhe jastëk për zgjedhjet e së dielës

KQZ e ruan privatësinë e votës me 34 mijë euro për kabina votimi

.