Prizren, dobësitë e përsëritura në menaxhim

Komuna e Prizrenit ka qenë ndër institucionet me më së paku rekomandime të zbatuara në vitet e kaluara. Kjo komunë, në vitin 2017 nuk kishte arrit me zbatuar asnjë rekomandim të Zyrës Kombëtare e Auditimit në raportin e përfunduar me 31 dhjetor 2016.

Kjo komunë mbetet ndër komunat me nivelin më të ultë të zbatimit të rekomandimeve të Auditorit, përkundër që në vitin 2018 kishte përmirësime. Në raportin e vitit 2017, Komuna e Prizrenit i kishte pranuar 20 rekomandime, prej të cilave vetëm 5 i kishte zbatuar plotësisht. ZKA_ja thotë se vetëm 4 rekomandime tjera ishin në proces të zbatimit, ndërsa 10 të tjera nuk janë zbatuar fare dhe 1 rekomandim ishte mbyllur.

Kjo komunë, përgjatë pesë viteve 2014-2018, raportet e auditorit kanë vlerësuar se pasqyrat vjetore financiare për Komuna e Prizrenit, në vazhdimësi paraqitnin një pamje të drejtë dhe të vërtetët në të gjitha aspektet materiale, mirëpo me theksim të çështjes. Regjistri i jo i plotë i pasurisë fikse, fryrja e investimeve kapitale, pastaj keqklasifikimi i  shpenzimeve, gjithashtu edhe në vitin 2018, ishin mbivlerësuar llogarive të arkëtueshme apo borxhlinjtë ndaj komunës ndërsa borxhet që komuna i kishte ishin nënvlerësuar.

Përkundër angazhimeve, për adresimin e çështjeve të theksuar në opinionin të Auditorit, për vitet e mëparshme, Komuna kishte arritur t’i adresonte vetëm pjesërisht.

Gjatë viti 2018, Auditori gjeti se Komuna kishte nivel të ulët të realizimit e buxhetit.

“Sfida kryesore me të cilën përballet komuna është ekzekutimi i buxhetit për investim kapitale. Konsiderojmë se vetëm 62% të fondeve janë përdor për arritjen e objektivave/projekteve të planifikuar të këtij vit, sepse vlera e prezantuar prej 15,341,962€ përfshinë edhe pagesat prej 2,432,034€ për borxhet e akumuluara nga vitet e mëhershme. Niveli i ekzekutimit krahasuar me objektivat e synuar nuk ishte arritur pasi menaxhmenti nuk kishte bërë një analize të rregullt mbi ecuritë buxhetore e cila po ashtu ka rezultuar në bartjen e të hyrave në vlerë prej 2,731,779€ në vitin vijues, si fonde të pashpenzuara”, thuhet në të gjeturën e raporti të vitit 2018.

Shfrytëzimi jo efektiv i burimeve, rrezikon që shumë projekte për qytetarë të mos realizohen, që detyrimet e vitit aktual të shlyhen me buxhetet e ardhshme, andaj kreut të komunës iu rekomandua që përfomanca buxhetore të monitorohet në mënyrë sistematike duke rishikuar për identifikimin e barrierave.

“Kryetari duhet të sigurojë që përformanca buxhetore është monitoruar në mënyrë sistematike në baza mujore dhe që ky rishikim i identifikon dhe adreson barrierat për realizim të buxhetit në nivel të planifikuar. Aty ku supozimet e buxhetit fillestar janë të pasakta, kjo duhet të reflektohet plotësisht në pozitën e buxhetit final. “, thuhet në rekomandim.

Realizim të ulët të buxhetit komuna kishte edhe gjatë viteve të mëparshme, edhe në vitin 2017, për shkak të nivelit të ulët të realizimit të buxhetit, kreut të komunës iu pat rekomandua që t’a monitoroj performancën buxhetore, por ky rekomandim nuk u zbatua nga komuna.

Komuna nuk kishte marrë parasysh edhe rekomandimet lidhur me borxhlinjtë e saj. Që nga viti 2014 e këndej, komuna nuk ka arrit ta zvogëloj vlerën e borxheve që qytetarët i kanë ndaj saj. Në vitin 2014, shuma e borxheve që qytetarët i kishin komunës kalonin vlerën e 14.5 milionë euro, mirëpo deri në vitin 2017, ato arritën në vlerën e 15.5 milionë euro, ndërsa në 2018-n, ato ishin më shumë se 18.9 milionë euro.

Raporti i Auditorit evidenton se komuna ende nuk kishte hartuar ndonjë rregullore për arkëtimin e këtyre të hyrave. E nga rreziku që këto të hyra të vjetërsohen dhe të mos inkasohen, kryetari të komunës iu rekomandua që t’i shqyrtoj të gjitha opsione e mundshme për arkëtimin e tyre.

“Kryetari duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet e mundshme, duke vendosur politika, rregullore dhe mekanizma tjerë me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të arkëtueshmeve. Po ashtu duhet shqyrtuar të gjitha masat në pajtim me ligjin, ndaj operatorëve të cilët nuk i përmbushin obligimet kontraktuale.”, thuhet në rekomandim.

Problemet që e shoqëruan komunë që nga vitit 2014 deri në viti 2017 ishte edhe për dhënies me qira të pronës komunale.

Parregullsi ishin evidentuar edhe në kalkulimin të hyrave nga tatimi në pronë dhe tatime tjerë, por edhe kjo e gjetur dhe rekomandimi për të nuk ishte adresuar. Madje në vitin 2018, Komuna kishte përsëritur gabimet.

“Kemi identifikuar se në pesë raste komuna nuk kishte vepruar në përputhje me ligjin për arsye se kishte tatimpagues që posedonin dy apo më tepër prona të regjistruara për banim kryesor dhe për secilën pronë, është aplikuar zbritja prej 10,000€. Gjithashtu, bazuar në analizën e bazës së tatimit në pronë (protaxi nga komuna) kemi konstatuar se rreth 680 prona (nga 36,990 prona të evidentuar për banim), komuna ka lejuar zbritjen e parregullt. Efekti i këtyre zbritjeve të parregullta ndikon që komuna të ketë ngarkesa tatimore me të ulëta në vlerë të përafërt prej 10,200€, gjegjësisht të hyrat me të pakta nga tatimi në prone..”, thuhet në mes tjerash në të gjeturën e raportit.

Si në vitet e mëparshme, ku komuna nuk e kishe përfill rekomandimin e Auditorit edhe në vitin 2018, kishte raste ku komuna kishte llogaritur gabim tatimin në pronë. Më tej, edhe tek kontratat me koncesione dhe qiradhënie ishin evidentuar mangësi.

Prokurim, vonohen ekzekutimet e kontratave

Për dallim nga gjetjet e raportit të viteve të kaluar, ku Komuna kishte nënshkruar kontrata pa iniciuar procedura të prokurimit, në vitin 2018, Komuna inicion procedurën e prokurimit pa fonde të mjaftueshëm.

Në vitin 2014, Auditori kishte gjetur se shmangja e procedurave të prokurimit ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe komuna e kishte adresuar këtë problem në vitin pasues. Por, pas një pauze, Komuna e Prizrenit serish ka nisur të bëjë shkeljen e njëjtë. Përsëritje të shmangies së procedurave të prokurimit kishte edhe në vitin 2017-të të cilën më pas e adresoi. Për dallim  nga viti 2017, në 2018 –n, komuna bëri gabim në hapa. Kishte iniciuar procedurat e prokurimit pa fonde të mjaftueshme, pastaj kishte bërë zotimin e mjeteve pasi që kishte pranuar faturën apo pranimit të mallit si dhe çështje tjera.

Kryetarit iu rekomandua të zhvillojë politika dhe procedura për t’u siguruar që realizimi i projekteve përmbushët brenda kornizës kohore të përcaktuar në kontratën përkatëse dhe të garantohen me sigurim të ekzekutimit gjatë tërë periudhës të përfundimit të punimeve në bazë të marrëveshjes kontraktua lë, duke eliminuar edhe mundësin e kontraktimit pa fonde të mjaftueshme si dhe pengesat tjera gjatë ekzekutimit të punimeve.

Vonesa në ekzekutimin e kontratave kishte “Ndërtimi i kanalizimit dhe rrugëve në Hoqë të qytetit të Prizrenit” në vlerë prej 106,965€ nënshkruar në vitin 2017.

Në rekomandimin e raportit thuhet se kreu I komunës duhet të siguroj kontrolle në mbikëqyrjen e projekteve

“Kryetari të siguroje kontrolle më të fuqishme në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve në mënyrë që ato të përfundohen sipas planit dinamik dhe pengesat si mungesa e mjeteve dhe problemet pronësorë janë eliminuar para hyrjes në kontratë. Aty ku vonesat janë rezultat i kontraktuesit të zbatohen masat ndëshkuese sipas kushteve të përcaktuara në kontratë, në mënyrë që të rritet përgjegjësia tek operatorët ekonomik”, thuhet në rekomandim.

Komuna assesi t’i shlyej borxhet e veta

Komuna përballet me detyrime kontingjente prej 4 milionë e 130 mijë euro. Komuna kishte hyrë në borxhe në mungesë të mjeteve.

“Për më tepër, kemi identifikuar se pagesat e bëra gjatë vitit 2018 që e kanë tejkaluar afatin ligjor për pagesë ishin në vlerë prej 5,835,202€. Shkaku i kësaj dukurie ishte hyrja në obligime pa fonde të mjaftueshme, mos planifikim i pagave jubilare dhe mos funksionimi i kontrolleve të brendshëm”, gjeti Auditori.

Problemi me borxhe nuk ishte risi e vitit 2018-të. Edhe në vitet e kaluara, Komuna e Prizrenit nuk është treguar borxhli i mirë, pasi nuk i ka shlyer shumë fatura. Nën anën tjetër, pasqyra e detyrimeve të pa paguara në fund të vitit 2014-të ishin 2 milionë e 234 mijë e 878. Në vitin 2015-të, borxhet e komunës ishin në vlerë 2 milionë e 26 mijë euro. Nga 1 milionë e 383 mijë e 866 euro sa ishin në vitin 2016-të ato u rritën në 3 milionë e 294 mijë euro në 2017-ën.

Komuna në mes tjerash rrezikon të përballet me kosto shtesë të interesave dhe gjobave për vonesat në mos-pagesa andaj kryetarit iu rekomandua se duhet të forcojë kontrollet në procesin e menaxhimit të pagesave për të siguruar që komuna mos të hyjë në obligime pa fonde të mjaftueshme, që të gjitha faturat paguhen brenda afatit ligjor. Po ashtu të sigurojë se raportimi i obligimeve bëhet për çdo muaj në përputhje me kërkesat ligjore e cila duhet të përfshijë gjendjen e saktë të tyre.

Një rekomandim të tillë lidhur me kryer pagesat e gjobave si pasoj e mos kryerjes së obligimeve Auditori e kishte dhënë edhe në vitin 2017, por rekomandimi nuk ishte adresuar.

Nuk përfillen rekomandimet e Auditorit të brendshëm

Në rekomandimin e ZAP, thuhet se në tetë raportet e përfunduara, NjAB-të kishin dhënë 23 rekomandime për të përmirësuar funksionimin e kontrollit të brendshëm në komunë. Pjesa më e madhe e rekomandimeve ishin zbatuar pjesërisht.

Auditori gjen se komuna nuk kishte adresuar rekomandime nga Njësia e Auditimit të Brendshëm edhe në vitin 2018.

“NJAB kishte dhënë rekomandime se si menaxhmenti të përmirësojë funksionimin e kontrollit të brendshëm. Sipas Planit të veprimit të përgatitur për 2018, nga 24 rekomandime e dhëna, nëntë ishin zbatuar, 12 ishin në proces të zbatimit, ndërsa tri nuk ishin zbatuar ende. Për me tepër zbatimi i rekomandimeve të dhëna edhe për vitin 2017 nuk ishte në nivelin e duhur. Nga 23 rekomandime, vetëm pesë janë zbatuar dhe nëntë ishin në proces të zbatimit, ndërsa tjerat nuk ishin zbatuar”, gjeti Auditori.

Stafi i limituar po shihet si rrezik se do të rezultojë ne mosfunksionim adekuat i sistemit te auditimit të brendshëm, gjithashtu edhe dështimi për adresimin e rekomandimeve mund të rezultojë me vazhdim të dobësive të pa identifikuar duke shkaktuar humbje financiare.

Për të arritur përfitimin maksimal nga shërbimet e auditimit të brendshëm, Auditorit rekomandoi se Kryetari duhet të sigurojë se do të plotësohet me personel të mjaftueshëm NjAB, si dhe të rishikojë arsyet për veprimet e limituara të ndërmarra në lidhje me rekomandimet. Gjithashtu, duhet të ndermirën veprime shtesë për funksionalizimin e KA-të në mënyrë që të sigurojë mbikëqyrjen, ngritjen dhe fuqizimin e rolit të auditimit të brendshëm.