ILUSTRIM

Përkundër rekomandimit të përsëritur të Auditorit, komuna e Prizrenit lejon shfrytëzimin e kundërligjshëm të dy tregjeve

Dy tregje në komunën e Prizrenit janë shfrytëzuar pa kontratë që nga viti 2013 dhe komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për lirimin e këtyre tregjeve.

Sipas gjetjeve të auditorit këto tregje janë “B. Curri “dhe “Qylhani”.

Sipas Auditorit, Komuna me datën 1 gusht 2001 ka bërë Marrëveshje mbi Koncesionin për tregjet “B. Curri “dhe “Qylhani” me kohëzgjatje për 10 vite, deri më datën 1 gusht 2011, nga kjo datë kanë bërë Aneks kontratë për një periudhë dy vjeçare deri më  1 gush 2013, duke u bazuar mbi kushtet e marrëveshjeve fillestare dhe duke cekur se kjo kontratë nuk mund të vazhdohet më tutje.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se nga Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave ishte vendosur që të ngarkohen me tarifë deri në vitin 2016. Komuna nga viti 2017 nuk i ka faturuar këta shfrytëzues të pronave, pasi që nuk ka bazë ligjore për ngarkesë, përderisa shfrytëzuesit privat brenda këtyre tregjeve, paguajnë qira për shfrytëzimin e tezgave apo lokaleve që gjinden në treg.

Sipas Auditorit, shkak për këtë është mos implementimi me kohë i kushteve të kontratës me shfrytëzuesit e hapësirave dhe mos ndërmarrja e masave të nevojshme nga ana e komunës.

Në raport thuhet po ashtu se nga viti 2016 tetë parti politike kanë shfrytëzuar pronat-lokalet komunale me çmim prej 1 euro në muaj për lokal. Këto lokale ishin dhënë duke u bazuar në vendimin e asamblesë komunale të datën 29 dhjetor 2005.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të auditimit për vitin 2020 komuna me vendim të Kryetarit ka larguar nga pronat komunale të gjitha partitë politike.

Ky shfrytëzim i tregjeve dhe pronave tjera publike, pa kontrata valide mes komunës dhe shfrytëzuesve të pronës komunale, i shkakton komunës humbje të konsiderueshme financiare.

Kryetari duhet të sigurojë marrjen e masave për largimin e shfrytëzueseve ilegal nga pronat publike, arkëtimin e borxheve dhe më pastaj dhënia e pronës publike me qira të realizohet sipas Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale 06/L-092.

Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale 06/L-092”, neni 23 pika 1 cek: ”Pas përfundimit të afatit të përcaktuar në kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, prona i kthehet komunës”.

 

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar Komuna e Prizrenit, në vijim mund ta gjeni reagimin e plotë:

𝑅𝑒𝑎𝑔𝑖𝑚 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑙𝑎𝑗𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑡𝑢𝑙𝑙𝑢𝑎𝑟: “𝑃𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑟𝑒𝑘𝑜𝑚𝑎𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑠𝑒̈𝑟𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝐴𝑢𝑑𝑖𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡, 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎 𝑒 𝑃𝑟𝑖𝑧𝑟𝑒𝑛𝑖𝑡 𝑙𝑒𝑗𝑜𝑛 𝑠ℎ𝑓𝑟𝑦𝑡𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑙𝑖𝑔𝑗𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑦 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑗𝑒𝑣𝑒!”
Sot 𝑘𝑎𝑙𝑙𝑥𝑜.𝑐𝑜𝑚 ka publikuar një lajm, ku është shkruar se “Dy tregje në komunën e Prizrenit janë shfrytëzuar pa kontratë që nga viti 2013” dhe është pretenduar se “𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒂 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒂 𝒏𝒅𝒆̈𝒓𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈ 𝒂𝒔𝒏𝒋𝒆̈ 𝒉𝒂𝒑 𝒑𝒆̈𝒓 𝒍𝒊𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒌𝒆̈𝒕𝒚𝒓𝒆 𝒕𝒓𝒆𝒈𝒋𝒆𝒗𝒆”.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞: Që nga muaji dhjetor 2019, Komuna e Prizrenit ka filluar procedurat e lirimit të këtyre tregjeve, por për shkak të pandemisë dhe mbylljes totale të vendit, ky vendim nuk është ekzekutuar.
Me normalizimin e situatës në vend, 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗜𝗻𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗮𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗮 𝗰𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝟬𝟵.𝟬𝟳.𝟮𝟬𝟮𝟭, 𝗻𝗲̈ 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟬:𝟬𝟬 𝗽𝗲̈𝗿 𝗲𝗸𝘇𝗲𝗸𝘂𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗹𝗶𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘂𝘁 “𝗤𝘆𝗹𝗵𝗮𝗻” nga shfrytëzuesi i deritanishëm.
Mirëpo në të njejtën ditë, vetëm 5 minuta para orës 10:00, Zyra Ligjore pranë Komunës së Prizrenit ka njoftuar zyrtarët e inspektoratit se 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗧𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻 𝗸𝗮 𝗱𝗲̈𝗿𝗴𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗮𝗸𝘁𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺, 𝗸𝘂 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗲 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗻𝗷𝗼𝗳𝘁𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗲 𝗶𝘂 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗮𝗹𝘂𝗮𝗿 𝗾𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗷𝗲̈ 𝗹𝗶𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗸𝗲̈𝘁𝗶𝗷 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘂 𝗻𝗴𝗮 𝘀𝗵𝗳𝗿𝘆𝘁𝗲̈𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗵𝗮𝗽𝗲̈𝘀𝗶𝗿𝗲̈𝘀 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲.
Andaj edhe inspektorët dhe zyrtarët e tjerë komunalë janë detyruar që të kthehen nga aksioni i planifikuar, pa liruar tregun në fjalë!
Përkundër ankesave të bëra ndaj këtij vendimi, Gjykata nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë!